E dënuara thirrje nga qelia e burgut të Pojskës: Rama Ik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2026, 11:18

Thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar edhe nga burgu i grave në Pojskë të Pogradecit, në ditën kur disa prej të dënuarave përfituan nga amnistia penale. Një grua dëgjohet duke thirrur nga dritarja e qelisë ku ndodhet: “Rama ik”.

Pamjet janë regjistruar në ambientet e këtij institucioni, ku sot disa të dënuara kanë fituar lirinë pas hyrjes në fuqi të amnistisë. Thirrja politike u bë në momentin kur në burg po zbatoheshin procedurat për lirimin e përfituesve.

Nga burgu i Pojskës, 11 të dënuara janë liruar, ndërsa 8 të tjera kanë përfituar ulje dënimi me 1.5 vite burg në kuadër të ligjit të amnistisë penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit