I dënuari për trafik ndërkombëtar droge: Djemtë duhet të bëjnë ca burg

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2026, 11:01

Si pasojë e zbatimit të amnistisë penale, 60 të dënuar janë liruar sot nga burgu i Drenovës, ndërsa nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë 11 të dënuara. Për 8 gra të tjera është vendosur ulje dënimi me 1.5 vite.

Mes të liruarve ishte edhe një person i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili tha se i kishin mbetur rreth 20 muaj burg nga një dënim prej 6 vitesh e 8 muajsh. Ai u shpreh se një pjesë të dënimit e kishte vuajtur jashtë vendit dhe kishte përfituar edhe nga dy amnisti të tjera. “Edhe 1 vit kisha, jo më shumë. Deshëm ca burg se djemtë duhet të bëjnë ca burg”, tha ai pas daljes nga burgu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit