Ky është personi që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Gremnik të Klinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.07.2026, 21:26

Personi që humbi jetën sot në vetaksidentin me traktor në fshatin Gremnik të Komunës së Klinës është Ardian Kalludra.

Kalludra ka humbur jetën pasi traktori me të cilin ishte duke lëvizur është rrokullisur, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me urdhër, është dërguar në obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit