Erling Haaland vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës, pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinale.
Sulmuesi i Manchester Cityt u fotografua në aeroportin e Oslos pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, por nuk ishte zhgënjimi për eliminimin ai që tërhoqi vëmendjen. Të gjithë sytë u përqendruan te suveniri i pazakontë që mbante në duar një rakun i balsamosur, i njohur si "Whiskey Raccoon".
Fotot e Haaland me krijesën e veçantë u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke gjeneruar mijëra reagime dhe komente nga tifozët, të cilët e kthyen menjëherë momentin në viral.
Pas golit të shënuar ndaj Anglisë dhe festimit që bëri bujë gjatë çerekfinales, ylli norvegjez vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar të Botërorit, këtë herë jo për paraqitjen në fushë, por për një detaj krejt të pazakontë jashtë saj.