Nga Ministria e së Vërtetës.
Qeveria ka shpallur sot një sukses të jashtëzakonshëm të strategjisë së saj më të re makroekonomike. Vetëm pak kohë pasi u mor vendimi vizionar për të mbështetur koncertin e Kanye West me një fond modest prej 4.2 milionë eurosh nga paratë e taksapaguesve, efektet e para pozitive kanë nisur të ndihen drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.
Sipas ekspertëve të qeverisë, investimi i miliona eurove te një reper miliarder amerikan ishte hapi i duhur për të injektuar "energji pozitive" në tregun vendas. Dhe rezultatet nuk vonuan: siç dëshmohet edhe nga çmimet në pikat e karburantit në vend, nafta ka shënuar menjëherë një rritje të shëndetshme duke kapur shifrën prej 196 lekësh për litër.
"Ky është një triumf i padiskutueshëm i teorisë së investimeve me rrezatim," u shpreh një zëdhënës i qeverisë gjatë një konference për mediat. "Disa skeptikë pyetnin pse duhet t'i jepnim 4.2 milionë euro Kanye-s dhe jo për rrugë, spitale apo shkolla. Por sot përgjigjja është e qartë. Rritja e çmimit të naftës tregon se ekonomia jonë po nxehet dhe se qytetarët tanë tani kanë privilegjin ekskluziv të paguajnë më shumë për të njëjtin produkt, duke u ndier më afër jetës luksoze të yjeve të Hollywood-it."
Sipas analizës zyrtare, rritja e çmimit të karburantit ka disa përfitime të fshehura ekonomike dhe sociale:
Qeveria siguroi opinionin publik se ky është vetëm hapi i parë. Nëse ky model rezulton i suksesshëm deri në fund të vitit, projekti i radhës parashikon një pagesë prej 10 milionë eurosh për Taylor Swift, projekt ky që pritet të rritë me sukses edhe çmimin e bukës dhe të dritave.