“Më kthe skuterin brenda ditës ose do të çoj në polici”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.07.2026, 17:42

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e skuterit të tij, ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur më 13 korrik, rreth orës 10:30, në zonën e Shallvareve, në rrugën Reshit Çollaku në Tiranë.

Sipas denoncuesit, autori i dyshuar është identifikuar dhe fotografia e tij është vënë në dispozicion të redaksisë.

Qytetari i bën një thirrje publike personit të dyshuar që ta kthejë skuterin brenda ditës së sotme, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

"Nëse skuteri nuk kthehet brenda afatit të caktuar, çështja do të ndiqet me të gjitha hapat përkatës ligjorë," shprehet ai në mesazhin dërguar JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit