Zjarr i madh në Novoselë, flakët përfshijnë një hapësirë me ullinj e shkurre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.07.2026, 16:34

Një vatër zjarri ka përfshirë këtë të martë zonën e Novoselës, ku flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre, barishte dhe ullinj.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri është përhapur pranë banesave, duke rritur rrezikun për zonën e banuar.

Në vendngjarje janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, ndërsa forcat e shërbimit po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, me synimin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit