Atdhetari shqiptar nga Gjermania ‘përplaset’ me policin: Ku e pe që s’kisha rrip?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.07.2026, 14:20

Një atdhetar shqiptar nga Gjermania i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar, sipas tij, një gjobë të padrejtë të vendosur nga një efektiv i Policisë Rrugore.

Sipas qytetarit, ai u ndalua nga polici dhe u gjobit me pretendimin se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Megjithatë, ai e mohon kategorikisht këtë akuzë, duke këmbëngulur se gjatë gjithë kohës kishte qenë i pajisur me rrip.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, qytetari dëgjohet duke i kërkuar vazhdimisht shpjegim efektivit se ku dhe si e kishte konstatuar shkeljen. Ai e akuzon policin se po i vendos një gjobë të padrejtë vetëm për të përmbushur objektivat apo kuotat e ndëshkimeve.

"Ku e pe që isha pa rrip? Më trego ku e konstatuat shkeljen", dëgjohet t'i drejtohet ai efektivit, i cili vijon procedurën e vendosjes së masës administrative.

Po ju, si e gjykoni këtë situatë? Mendoni se qytetari është gjobitur padrejtësisht apo besoni se polici ka vepruar sipas ligjit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit