Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi për shkak të parkingut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.07.2026, 13:20

Një konflikt i çastit për motive banale ka degraduar në përdorimin e armës mbrëmjen e kaluar në Pejë, duke lënë një person të plagosur.

I dyshuari për këtë ngjarje është 28-vjeçari B.K., i cili tashmë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka nisur në një parking, ku viktima ka kërkuar që të largohej një veturë për të liruar rrugën.

Kjo kërkesë ka nxitur fillimisht një konflikt verbal, i cili ka agravuar shpejt derisa i dyshuari B.K. ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur nëntë gëzhoja. Po ashtu, dyshohet se i prandehuri kishte në posedim dy armë, njërën prej të cilave e mbante me leje.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit