Një video po qarkullon në rrjet ku shihet se si deputeti Erion Braçe, përpara hyrjes në kryesinë e Kuvendit, ka sulmuar fizikisht, ofenduar një gazetar dhe një përfaqësues të diasporës.
Pasi e shtyn me duar, Braçe dëgjohet t’i thotë gazetarit: “Ik tani, ec. Paskeni dalë ju me bë pyetje njerëzve. Ke dalë bashkë me të, (e ka fjalën për përfaqësuesin e diasporës), atë fundërrinën që bën rojën e barit në Angli. Vjen me atë plehrë.
Më pas, Brace dëgjohet duke i thënë përfaqësuesit të diasporës: “Mbylle gojën o trafikant! Plehrë! O drogagji! B*thq*rë!”