“Më përplasën makinën dhe ikën, shoferi të marrë përgjegjësinë ose e denoncova”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.07.2026, 11:00

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë dëmtimin e automjetit të saj ndërsa e kishte parkuar në një lagje të qytetit të Pogradecit.

Ajo ka treguar se makinën e ka parkuar rreth orës 17:00 dhe, kur është kthyer rreth orës 21:00 për ta marrë, e ka gjetur të goditur, siç duket edhe në fotot e dërguara. Ajo thotë se personi që ka shkaktuar dëmin është larguar pa lënë asnjë kontakt dhe pa marrë përgjegjësi për ngjarjen.

Qytetarja i bën thirrje autorit që ta kontaktojë për të shlyer dëmin dhe për ta zgjidhur situatën me mirëkuptim, pa qenë nevoja të ndiqen rrugët ligjore.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ! Dje kam parkuar ne oren 5 mbasdite ne lagjia qe shikoni ne foto ne qytetin e Pogradecit makinen dhe kur jam kthyer per te mar makinen ne oren 9 n dark e shikoj makinen ne kete gjendje sic duket dhe ne foto. Dikush e ka goditur dhe ka ikur pa mbajtur asnje lloj pergjegjesie apo te linte nje numer kontakti per te shlyer demin qe me ka ber ne makina. Kushdo qe e ka bere te me kontaktoje per te shlyer demin , eshte papergjegjshmeri morale ne radhe te pare te demtosh makinen e tjetrit dhe te ikesh sikur nuk ka ndodhur asgje. Te lutem ma posto pak , personi qe e ka ber te me kontaktoje ose te bej denoncim ne polici dhe te hapen kamerat e lagjes , dua te mbyllet cdo gje me mirkuptim dhe te me koktaktoje personi pergjegjes .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit