Çfarë do ndodhë me skuterat? Ligji mungon, Policia i sekuestron

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.07.2026, 10:20

Këtë të martë, Policia Rrugore ka dalë me “dorë të hekurt” në zonën e Zogut të Zi në Tiranë ku po zhvillon kontrolle ndaj mjeteve elektrike dhe ka ndaluar e sekuestruar disa skuterë dhe monopatina elektrike.

Dëshmitarët tregojnë se mes personave të ndaluar ka edhe qytetarë që i përdorin monopatinat për të shkuar në punë, por për Policinë ky fakt nuk vlen asnjë gramë. Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë se kontrollet po vijojnë, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit mbi këtë aksion.

Prej muajsh, çështja e mjeteve elektrike mbetet pa një zgjidhje ligjore. Qindra skuterë, monopatina dhe mjete të tjera elektrike të sekuestruara vazhdojnë të mbahen në pikat e bllokimit, ndërsa pronarët nuk kanë marrë ende një përgjigje të qartë se kur dhe si mund t'i tërheqin ato apo nëse mund te blejnë dhe përdorin të tjera në përditshmërinë e tyre, për punë apo aktivitete të tjera.

Mungesa e një kuadri të plotë ligjor dhe e procedurave për kthimin e mjeteve dhe përdorimin e tyre ka krijuar një situatë të paqartë. Për këtë arsye, shumë qytetarë kërkojnë transparencë nga institucionet dhe një zgjidhje sa më të shpejtë për kthimin e mjeteve ose përcaktimin e rregullave të reja të qarkullimit.

Qytetarët kërkojnë që institucionet të dalin me një vendim të qartë, të publikojnë ligjin e ri për përdorimin apo jo të tyre dhe të sqarojnë procedurën e kthimit të mjeteve të sekuestruara, në mënyrë që të mos vazhdojnë të mbeten pa një alternativë të transportit në përditshmëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit