Ky është personi që mbeti i plagosur në Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.07.2026, 08:58

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.

Ngjara ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë, mësohet se i plagosur është Suad Kelmendi nga qyteti i Pejës.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat policore. Po ashtu lidhur me këtë lajm janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 22:36 policia është informuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit