“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, deklarata shokuese e ministres serbe

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.07.2026, 20:44

Një deklaratë e paprecedentë dhe skandaloze e Ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh dhe indinjate të thellë në mbarë rajonin.

Gjatë një interviste të gjatë të dhënë këtë fundjavë për median serbe Kurir, ministrja e kabinetit të Aleksandër Vuçiçit ka shprehur hapur keqardhjen që nuk u shkoi deri në fund krimeve të luftës dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës në fundin e viteve '90.

Paunoviç ka përdorur një gjuhë të pastër urrejtjeje dhe fashiste, duke deklaruar se po të kishte pasur lirinë e veprimit që gëzonte ish-diktatori dhe "Kasapi i Ballkanit", Sllobodan Millosheviç, do të kishte kryer spastrim total etnik.

"Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998", ka deklaruar zyrtarja e lartë serbe pa asnjë lloj pendese.

Kjo deklaratë vjen si një provokim i rëndë ndaj plagëve të hapura të luftës së viteve 1998–1999. Gjatë kësaj periudhe, ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe kryen masakra të tmerrshme, vrasje sistematike dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare.

Kujtojmë se mbi një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre në kuadër të planit të spastrimit etnik të Millosheviçit, ndërsa mijëra civilë të pafajshëm u vranë, u masakruan ose rezultojnë ende të zhdukur edhe sot e kësaj dite.

Menjëherë pas publikimit të intervistës, deklarata e ministres serbe është shpërndarë me shpejtësi në platformat sociale, duke nxitur dënime të ashpra nga opinioni publik, analistët dhe vëzhguesit politikë. Shumë prej tyre theksojnë se kjo gjuhë dëshmon qartë se mendësia e viteve '90 mbetet ende e gjallë dhe e paprekur në nivelet më të larta të pushtetit aktual në Beograd.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit