Sarandë: U rrëzua teksa po riparonte çatinë, 44-vjeçari plagoset rëndë dhe niset me helikopter drejt Traumës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2026, 18:13

Një aksident i rëndë në vendin e punës është regjistruar gjatë ditës së sotme në Sarandë, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti teksa po punonte.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Besnik Lika, banues në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka rënë nga soleta gjatë punimeve për riparimin e çatisë së një objekti në lagjen nr. 4 të qytetit.

Si pasojë e rënies, 44-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, konkretisht një frakturë torakale në nivelin T8, e cila i ka shkaktuar paralizë të gjymtyrëve të poshtme.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe nevojës për trajtim të specializuar, mjekët e Spitalit të Sarandës kanë vendosur transportimin e tij me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pritet t'i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm.

Rrethanat e plota të aksidentit janë ende duke u sqaruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit