Aksident në Vlorë, dy vajza plagosen rëndë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.07.2026, 16:24

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku dy amutomjete janë përplasur. Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të lënduara.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë, shërbimet e urgjencës dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurave dhe për të normalizuar qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor.

Dy të rejat janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale te të dy mjetet e përfshira në aksident.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar me më shumë detaje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit