Tendera me flamuj të kuq! Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.07.2026, 11:59

Biznesmeni Eral Myftaraj është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK. Ai është pronar i kompanisë së ndërtimit Meteo dhe disa kompanive të tjera dhe ka përfituar në disa raste tendera publik. Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së biznesmenit në SPAK.

Kujtojmë se Eral Myftaraj është akuzuar herë pas here për vjedhje të parave publike përmes tenderave korruptivë, kontratave e dokumenteve false. Në tërësi ofertat e kompanisë Meteo rezultojnë gati sa fondi limit duke i bërë të dyshimtë këto tendera, për të cilat ka pasur edhe ankesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit