“Ne po helmohemi! Bleva 5 pako fara por kanë skaduar që para 6 muajve”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.07.2026, 09:53

Një qytetar ka ngritur një shqetësim në lidhje me shitjen e produkteve që gjenden në treg edhe pse rezultojnë të skaduara.

Ai thotë se ka blerë pesë pako fara dhe më pas ka konstatuar se afati i përdorimit kishte kaluar. Në paketim shkruhet se skadenca është në dhjetor 2025 ndërkohë tani jemi në korrik 2026z

Qytetari shprehet se pavarësisht se produktet nuk kishin vlerë të lartë financiare, ai është i shqetësuar se raste të tilla mund të rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve. Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masat e nevojshme.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq! Cfare eshte kjo punë kështu. Une kam blere 5 pako fara nuk eshte se i kam blere te shtrejta por ato kan skaduar dhe po na helmojne femijet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit