“Ju erdhi fundi”, pamje nga marshimi në ditën e 43-të të protestës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.07.2026, 23:18

Ka vijuar edhe këtë mbrëmje protesta e 43-të qytetare në Tiranë, ku qindra qytetarë janë mbledhur për të marshuar në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku janë mbajtur edhe fjalimet e përnatshme.

Me flamuj kuqezi, pankarta dhe brohoritje, qytetarët kanë përsëritur thirrjet që tashmë janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje, ndërsa kanë theksuar se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, pjesëmarrësit shprehen se protesta nuk ka më vetëm një kauzë, por përfaqëson pakënaqësinë ndaj korrupsionit, kostos së lartë të jetesës, emigrimit masiv të të rinjve, gjendjes së shërbimeve publike dhe mënyrës së qeverisjes në vend.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se protesta do të vazhdojë derisa kërkesat e qytetarëve të marrin përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit