Ushtari rus humb kontrollin e mitralozit gjatë stërvitjes dhe fluturon nga kamioni

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.07.2026, 22:35

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale tregon momentin kur një stërvitje e ushtrisë ruse përfundon në një incident të rrezikshëm, pasi një ushtar humbet kontrollin e një mitraliere të rëndë kundër-ajrore (mitraloz) të montuar mbi një kamion.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një ekip mobil të mbrojtjes ajrore që po zhvillonte stërvitje me një mitralierë rrotulluese YakB-12.7 mm, një armë e projektuar fillimisht për t'u përdorur në helikopterët sulmues rusë Mil Mi-24 "Hind".

Pamjet tregojnë se menjëherë pas hapjes së zjarrit, fuqia e madhe e zmbrapsjes bën që mekanizmi ku ishte fiksuar arma të humbasë stabilitetin. Mitralozi nis të rrotullohet në mënyrë të pakontrolluar, duke bërë që ushtari të fluturojë nga kamioni, ndërsa personat e tjerë pranë largohen me shpejtësi për t’i shpëtuar rrezikut.

Sipas informacioneve të publikuara, arma ishte montuar mbi një bazë fikse në një kamion, një konfigurim që ka ngjallur debat në rrjet për sigurinë e përdorimit të saj në tokë. YakB-12.7 mm është një mitralierë me ritëm jashtëzakonisht të lartë zjarri, që mund të arrijë deri në rreth 4000 të shtëna në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse, ndër të tjera, edhe për goditjen e dronëve ukrainas.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në platformat sociale, ku shumë përdorues kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e montimit të armës dhe masat e sigurisë gjatë stërvitjes.

Deri në këtë moment nuk ka raportime të verifikuara për persona të lënduar apo viktima, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin apo rrethanat në të cilat ai ndodhi.

Note: This publication is for informational purposes only and reflects a real incident that occurred during a military exercise. While the content may be distressing to some viewers, it is not intended to promote, incite, or glorify violence, the use of weapons, or armed conflict. As an independent media outlet, JOQ Albania publishes this material solely in the interest of public information and transparency.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit