Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kamëz, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, fatmirësisht nga ky incident nuk ka persona të lënduar. Banorët bëjnë me dije se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk jetonte asnjë person.
Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre te banesat përreth.
Aktualisht nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.