Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.07.2026, 17:19
Një moment i frikshëm është regjistruar në Parkun Kombëtar Yellowstone në SHBA, ku një turist është sulmuar nga një bizon, duke mbetur i lënduar.
Pamjet e filmuara nga një fotograf tregojnë momentin dramatik kur kafsha e tërbuar afrohet drejt vizitorit dhe e godet me forcë, duke e hedhur disa metra në ajër.
Sipas raportimeve, turisti ka pësuar dëmtime nga sulmi, ndërsa incidenti ka shërbyer si një tjetër paralajmërim për rrezikun e afrimit shumë pranë kafshëve të egra.
Autoritetet e parkut u bëjnë vazhdimisht thirrje vizitorëve të ruajnë distancën nga bizonët dhe kafshët e tjera, pasi edhe një veprim i vogël mund të shkaktojë reagime të paparashikueshme nga kafshët.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR