Ç’po ndodh në Pyllin e Sodës? Policia largon pushuesit nga plazhi: Bregdeti u shit!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.07.2026, 16:54

Një tjetër shqetësim vjen nga Pylli i Sodës, ku një qytetare ngre alarmin për atë që e cilëson si kufizim të hapësirës publike në bregdet.

Sipas denoncimit të saj, qytetarët që kishin shkuar për të pushuar në plazh janë përballur me Policinë e Shtetit, e cila u ka kërkuar të largojnë automjetet, duke u thënë se zona është shitur dhe është kthyer në hapësirë private.

“Jemi në një plazh publik ku çdo individ ka të drejtë të lahet. Na thanë që plazhi është bërë privat dhe se do të bllokohen rrugët që të nxjerrin në det”, shprehet qytetarja.

Denoncimi ka shkaktuar shqetësim te pushuesit, të cilët kërkojnë sqarime nga institucionet për të dhënë shpjegime në lidhje me cënimin e lirisë së tyre për të vizituar plazhin i cili është publik dhe mund të lahet çdo pushues.

Në një kohë kur hapësirat publike në bregdet po bëhen gjithnjë e më të pakta, qytetarët kërkojnë të dinë: a po mbetet më një vend ku mund të shkojnë të gjithë, apo edhe plazhet publike po mbyllen një nga një?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit