Ndonjëherë një foto tregon më shumë se një mijë fjalë. Pas eliminimit të Norvegjisë nga Anglia, Erling Haaland u pa me një shikim të mbushur me zhgënjim dhe trishtim.
Sulmuesi që kishte ëndërruar një rrugëtim historik me kombëtaren e tij, këtë herë u largua nga fusha me peshën e një disfate të madhe mbi supe. Forca e tij nuk mjaftoi për të kaluar pengesën angleze.
Në sytë e Haaland dukej qartë dhimbja e një lojtari që kishte dhënë gjithçka, por që iu desh të pranonte fundin e një tjetër ëndrre në skenën më të madhe të futbollit.
Megjithatë Haaland do të mbetet një nga futbollistët më të dashur jo vetëm për norvegjezët por për mbarë botën.