Dhunoi 17-vjeçaren me shoqet, ‘gangsterja’ fyen gazetarët në hyrje të gjykatës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2026, 15:39

Mes tensioneve dhe ofendimeve ndaj gazetarëve, në Gjykatën e Fierit u zhvillua këtë të diel seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj tri vajzave të dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje. Gjatë mbërritjes në gjykatë, Lionela Lamaj, e shoqëruar nga efektivët e Policisë, nuk kurseu fyerjet ndaj përfaqësuesve të mediave të pranishëm.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Fierit vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik.

Për 20-vjeçaren Lionela Lamaj u konfirmua masa "arrest me burg", ndërsa për njërën prej dy të miturave 15-vjeçare mbeti në fuqi masa "arrest në shtëpi". Për 15-vjeçaren tjetër, gjykata vendosi "shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik".

Sipas autoriteteve, vendimet janë marrë duke vlerësuar moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe rolin e tyre të dyshuar në ngjarje.

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë që lidhen me këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit