Rënie drastike e numrit të nxënësve, mbi 113 mijë më pak në arsimin bazë brenda një dekade

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2026, 14:50

Në dhjetë vitet e fundit, numri i nxënësve në arsimin bazë publik në Shqipëri ka rënë me 113,932, nga 342,765 nxënës në vitin shkollor 2014–2015 në 228,833 në vitin 2023–2024. Kjo përfaqëson një ulje prej rreth 33% ose një në tre nxënës më pak krahasuar me një dekadë më parë.

Në arsimin e mesëm, numri i nxënësve ka rënë nga 125,517 në vitin 2014–2015 në 63,092 në vitin 2023–2024, duke shënuar një përgjysmim prej afro 50%. Ndërkohë, numri i institucioneve publike të arsimit bazë ka zbritur nga 1,317 në 1,014, me 303 shkolla më pak, ndërsa në arsimin e mesëm nga 381 në 351.

Numri i klasave kolektive ka rënë nga 3,241 në vitin 2015–2016 në 2,253 në vitin 2025–2026, ndërsa nxënësit që ndjekin mësimin në këto klasa kanë zbritur nga 35,843 në 17,864. Numri i lindjeve në Shqipëri ka rënë nga 35,717 në vitin 2014 në 22,541 në vitin 2025, një ulje prej rreth 37%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit