Turisti largohet pa paguar 58 euro, hoteli denoncon rastin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2026, 14:11

Një hotel ka denoncuar rastin e një klienti të huaj, i identifikuar si Husein Kagdi, i cili sipas pronarëve është larguar pa shlyer një detyrim prej 58 eurosh për qëndrimin në apartamente. Sipas denoncimit, klienti ka qëndruar nga data 8 deri më 9 korrik dhe në momentin e largimit ka deklaruar se do të shkonte te bankomati për të tërhequr para dhe për të kryer pagesën.

Pronarët thonë se, duke qenë se ai ishte i shoqëruar nga një fëmijë dhe për të shmangur shqetësimin e tij, e lejuan të largohej në mirëbesim, por klienti nuk është kthyer më. Ata deklarojnë se e kanë kontaktuar disa herë për të kryer pagesën përmes transfertës bankare, por pa rezultat. Sipas tyre, disponojnë prova për ngjarjen, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë, dokumentacionin e rezervimit dhe komunikimet pas largimit, ndërsa publikimi i rastit synon të paralajmërojë edhe biznese të tjera për situata të ngjashme.

Denoncimi:
Përshëndetje JOQ! Dua të denoncoj një rast që ka ndodhur në apartamentet tona. Një klient i huaj me emrin Husein Kagdi u akomodua në hotelin tonë dhe në momentin e largimit, nuk e kreu pagesën prej 58 euro, e cila duhej të paguhej në check-out. Ka qëndruar nga data 8-9 korrik. Ai na informoi se do të shkonte të tërhiqte para nga bankomati për të kryer pagesën. Duke qenë se ishte i shoqëruar nga nje fëmijë dhe në shenjë mirëbesimi dhe mos shqetesimi te femijes e lejuam të largohej për të bërë tërheqjen, por ai nuk u kthye më dhe u largua pa shlyer detyrimin. Pas ngjarjes, e kemi kontaktuar disa herë me mirëkuptim dhe mirësjellje, duke i kërkuar ta kryejë pagesën me transfertë bankare. Disponojmë prova që vërtetojnë ngjarjen, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë, dokumentacionin e rezervimit dhe komunikimet me klientin pas largimit. Qëllimi ynë nuk është të cenojmë askënd, por të bëjmë publik këtë rast në mënyrë që bizneset e tjera të jenë të kujdesshme dhe të mos përballen me situata të ngjashme. Nëse është e nevojshme, mund t’ju dërgojmë të gjitha provat dhe informacionin shtesë. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit