“Vinte në mëngjes në shtëpi, thoshte isha me shoqet”, flet e ëma e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.07.2026, 11:40

Teksa në Gjykatën e Fierit pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 19-vjeçares Lionela Lamaj, kanë dalë edhe deklaratat e familjarëve të një prej të miturave të përfshira në ngjarje.

Lamaj mbërriti paraditen e sotme në gjykatë, ku trupi gjykues do të shqyrtojë kushtet dhe kriteret për vijimin e masës së sigurimit ndaj saj. Ajo u arrestua me kërkesë të Prokurorisë, pasi dyshohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, në pritje të seancës për masën e sigurisë ndaj një prej 15-vjeçareve, për të cilën është vendosur masa “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, ka folur nëna e saj.

Sipas saj, problemet kishin nisur muaj më parë, kur vajza ishte ende nxënëse në një shkollë 9-vjeçare publike. Ajo thotë se familja kishte kërkuar ndihmë nga shkolla dhe psikologia, por pretendon se janë përzënë.

Nëna rrëfen se sjellja e vajzës kishte ndryshuar ndjeshëm, duke treguar se ajo “vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi” dhe u thoshte familjarëve se kishte qenë me shoqet, megjithëse ata nuk njihnin asnjërën prej tyre.

Ajo shprehet gjithashtu e shqetësuar për faktin se nuk është vënë në dijeni as për diagnozën dhe as për trajtimin që po merr vajza e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit