Pasagjerë apo sardele, autobusët për në plazhin e Darëzezës të mbingarkuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2026, 11:16

Një qytetar ka denoncuar mbingarkesën e autobusëve që kryejnë transportin e pasagjerëve drejt plazhit të Darëzezës, në Fier.

Sipas tij, autobusët, të cilët kanë një kapacitet prej 24 vendesh, transportojnë deri në 50 pasagjerë, ndërsa gjatë rrugës ndalojnë për të marrë edhe udhëtarë të tjerë.

Qytetari thotë se kjo situatë përsëritet çdo verë dhe se, pavarësisht kontrolleve në rrugë, mjetet vijojnë të qarkullojnë pa u ndaluar nga policia.

"Është i njëjti problem vit pas viti. Çdo ditë autobusët që shkojnë drejt Darëzezës janë të tejmbushur, duke rrezikuar sigurinë e pasagjerëve", shprehet ai, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave nëse konstatohen shkelje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit