I afërmi i viktimës në Dukagjin: Aleksandër Koçeku e dinte rrezikun që i kanosej

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2026, 08:13

Një i afërm i Aleksandër Koçekut, i cili u vra një ditë më parë në Dukagjin të Shkodrës, ka deklaruar se viktima ishte në dijeni të rrezikut për jetën për shkak të një konflikti të hershëm. Sipas tij, hasmëria që rëndonte mbi familjen ishte e njohur si për institucionet, ashtu edhe për opinionin publik.

Ai tha se Koçeku ishte ruajtur për një periudhë të gjatë, por ishte i detyruar të vazhdonte punën për të siguruar jetesën. Sipas dëshmisë, viktima punonte në furrën e bukës pranë banesës së tij, pavarësisht kërcënimeve që i kanoseshin.

“Ishte një konflikt që e dinë shteti dhe të gjithë. Është ruajtur, por duhet të ushqehej. Kemi një person në burg me të cilin kemi pasur hasmëri. Ai punonte te furra e bukës pranë shtëpisë,” u shpreh i afërmi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit