Një qytetar nga zona e Freskut në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, ku denoncon mungesën e energjisë elektrike në lagjen e tij.
Në video ai shprehet me ironi se, ndërsa këtë të shtunë, më 11 korrik, në Tiranë zhvillohet koncerti i Kanye West, banorët e Freskut vazhdojnë të qëndrojnë pa energji elektrike.
“Sot është e shtunë, 11 korrik. Kanye West merr miliona, ndërsa ne këtu në Fresk rrimë pa drita”, dëgjohet të thotë qytetari në video.
Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për rikthimin e energjisë elektrike, duke theksuar se banorët përballen vazhdimisht me probleme të tilla.
JOQ Albania publikon denoncimin e qytetarit ashtu siç është dërguar në redaksi dhe pret një reagim nga institucionet përgjegjëse lidhur me situatën e raportuar në zonën e Freskut.