“Rama, jepe dorëheqjen”, të rinjtë kthejnë koncertin e Kanye West në protestë kundër qeverisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.07.2026, 22:48

Koncerti i Kanye West, i cili u shoqërua me polemika të forta pas vendimit të qeverisë për të akorduar 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për zhvillimin e tij, është shoqëruar edhe me thirrje proteste kundër qeverisë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, një grup të rinjsh dëgjohen duke brohoritur "Rama, jepe dorëheqjen", duke e kthyer atmosferën e koncertit në një moment revolte ndaj klasës politike.

Pamjet vijnë pas ditësh debatesh të forta mbi financimin e koncertit, i cili fillimisht u prezantua si një projekt tërësisht privat, por më pas qeveria miratoi një Akt Normativ, përmes të cilit akordoi rreth 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit për mbështetjen e eventit.

Vendimi ka ngjallur kritika nga ekspertë, aktivistë dhe një pjesë e opinionit publik, të cilët kanë vënë në pikëpyetje përdorimin e këtyre fondeve për një koncert privat.

Ndërkohë, prej më shumë se 40 ditësh, në Tiranë zhvillohen protesta të përditshme ku një nga kërkesat kryesore të qytetarëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Edhe sonte, duket se këto thirrje nuk kanë munguar, duke u dëgjuar jo vetëm në protestën qytetare, por edhe mes pjesëmarrësve në koncertin e artistit amerikan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit