Dita e 42-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.07.2026, 20:38

Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 42-të qytetare në Tiranë, duke vijuar për të gjashtën javë radhazi mobilizimin e qytetarëve kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike që, sipas protestuesve, ka drejtuar vendin për më shumë se tre dekada.

Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", qytetarët kanë nisur marshimin përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalimet e përnatshme, përpara se protesta të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kuqezi, pankarta dhe brohoritje, protestuesit kanë mbushur bulevardin, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet që tashmë janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje qytetare.

"Edi Rama, o legen, prite popullin se po vjen", dëgjohen të brohorasin qytetarët gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.

Edhe në ditën e 42-të, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa shprehen se protesta nuk ka më në fokus vetëm një kauzë, por përfaqëson revoltën ndaj korrupsionit, kostos së lartë të jetesës, emigrimit masiv të të rinjve, mungesës së perspektivës dhe mënyrës së qeverisjes në vend.

Pavarësisht kalimit të javëve, organizatorët kanë bërë të qartë se protestat do të vijojnë çdo mbrëmje, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Edhe sonte, pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta pritet të vijojë me marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit