Tragjedi në Kolonjë: E zë poshtë druri gjatë punës, humb jetën në vend 36-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.07.2026, 18:50

Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një të riu ditën e sotme në Kolonjë. Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë të rëndë teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.

Viktima, një 36-vjeçar banues në Pogradec, ishte i punësuar në një firmë private të licencuar për përpunimin dhe prodhimin e drurit.

Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar gjatë ditës së sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës. Gjatë procesit të punës, një nga trupat e drurit masiv është shkëputur papritur duke e zënë poshtë të riun.

Goditja ka qenë e fortë dhe fatkeqësisht 36-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, pa pasur mundësi që t'i jepet ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar kushtet e sigurimit teknik në punë nga subjekti privat ku i riu ishte i punësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit