Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë tonë pamje nga Lungomarja e Vlorës, ku skena që shikoni flet vetë më së miri.
Në video duken 9 punonjës të mbledhur për vendosjen e një tabele, por vetëm njëri është duke punuar, ndërsa 8 të tjerët qëndrojnë përreth duke e vëzhguar ose duke bërë sikur e ndihmojnë.
"Çudia e radhës në Vlorë. 9 persona për të vendosur një tabelë. Njëri punon, 8 të tjerët shikojnë. Ja si funksionon bashkia. Live nga Lungomarja", shkruan qytetari që ka dërguar denoncimin.