Pushuesit në Kepin e Rodonit denoncojnë ndotjen e bregdetit me naftë, duke thënë se për shkak të saj është bërë e pamundur larja në det.
Sipas tyre, në ujë dhe përgjatë vijës bregdetare ka gjurmë nafte, çka ka shkaktuar shqetësim te pushuesit por edhe ndotje të mjedisit.
Qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të verifikuar situatën, për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të marrë masat e nevojshme për pastrimin e zonës.