Google Maps nxjerr në pah dështimin e Juliana Memës, Dimali plot plehra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.07.2026, 13:37

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ ngre shqetësime për gjendjen e pastrimit në Bashkinë Dimal. Sipas qytetarit, në pamjet e Google Maps shfaqen grumbuj mbeturinash në disa zona të bashkisë, përfshirë fshatrat Syzez, Kuç, Agim, Pashalli e Çiflik, si edhe në qytetin e Dimalit (ish-Ura Vajgurore). Ai i bën thirrje kryebashkiakes Juliana Mema të ndërhyjë, duke theksuar se situata nuk përputhet me detyrimin e bashkisë për të garantuar pastërtinë.

Qytetari shprehet se banorët paguajnë rregullisht taksat për pastrimin, ndriçimin dhe gjelbërimin, por pretendojnë se shërbimi nuk është në nivelin e duhur. Ai kërkon reagim nga Bashkia Dimal me kryetare Juliana Memën dhe marrjen e masave konkrete për pastrimin e zonave të përmendura. Bashkia nuk ka reaguar ende lidhur me këtë pretendim.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ! Bashkia Dimal është e mbuluar nga mbeturinat. Pamjet e Google Maps nxjerrin në pah punën e Juliana Memës. Shikoni gjendjen në disa zona, mes tyre fshatrat Syzez, Kuç, Agim, Pashalli dhe Çiflik, si edhe në qytetin e Dimalit (ish-Ura Vajgurore). Me pak fjalë, u lodha duke parë të njëjtën situatë pothuajse në të gjithë territorin e bashkisë. Ndërkohë, qytetarët paguajnë rregullisht taksën e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, por realiteti në terren tregon të kundërtën. Kjo gjendje flet vetë dhe nuk ka nevojë për shumë koment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit