Kamioni me mbetje përplas një automjet në Lezhë, banorët sulmojnë drejtuesin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2026, 12:56

Një incident është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, ku një kamion i ngarkuar me mbetje nga një fabrikë për përpunimin e mbetjeve shtazore ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i kamionit, teksa po lëvizte në rrugicat e ngushta të lagjes, ka prekur një automjet të parkuar, duke shkaktuar dëme të lehta.

Pas përplasjes, disa banorë kanë reaguar duke sulmuar fizikisht drejtuesin e mjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për kalimin e kamionëve të tillë në zonë, pasi mjeti ishte i ngarkuar me mbetje me erë të rëndë, të cilat sipas tyre krijojnë bezdi dhe shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit