“Ford”-i del nga rruga në Fier, një i mitur përfundon me urgjencë në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2026, 11:03

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet i markës "Ford" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për shkaqe që mbeten ende nën hetim.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një i mitur që udhëtonte në sediljen e pasme të mjetit. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të miturit pritet të bëhet e ditur pas përfundimit të ndërhyrjes mjekësore, ndërsa hetimet lidhur me aksidentin vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit