Vëllai i Lamine Yamal e humb fare toruan pas kualifikimit të Spanjës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.07.2026, 09:27

Përtej dy golave që i siguruan Spanjës fitoren ndaj Belgjikës dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e turneut, një tjetër protagonist rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Nuk ishte një nga lojtarët në fushë, por vëllai i vogël i Lamine Yamal, i cili u bë menjëherë sensacion në rrjetet sociale.

Teksa futbollistët dhe tifozët festonin suksesin dramatik të “La Rojas”, vogëlushi e shndërroi tribunën në skenën e tij. Reagimet plot emocion, energjia e pafund dhe festimi i tij spontan bënë xhiron e internetit, duke shkaktuar të qeshura te mijëra njerëz.

Në një prej momenteve më të komentuar, ai shfaqet duke nxjerrë gjuhën jashtë me një shprehje plot entuziazëm, sikur të ishte vetë protagonisti i triumfit spanjoll. Ndërsa në një tjetër foto, mimika e tij komike është kthyer tashmë në një nga memet më të shpërndara të ditës.

Vlen të theksohet se Keyne është vetëm 4 vjeç, pasi do ta festojë ditëlindjen e katërt në shtator. Edhe pse shumë i vogël, ai arriti të fitojë zemrat e tifozëve dhe të bëhet një nga personazhet më të komentuar të mbrëmjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit