Kjo është mosha mesatare e deputetëve në legjislaturën e re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2026, 21:43

Sipas të dhënave të publikuara nga Kosova Democratic Institute (KDI), mosha mesatare e 120 deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është 46 vjeç.

Të dhënat tregojnë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë moshën mesatare më të re, 44 vjeç, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë mesatare prej 46 vjeç. Më të moshuarit, sipas mesatares, janë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 51 vjeç.

Këto të dhëna janë publikuar nga KDI në kuadër të analizës së përbërjes së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit