Mbyllet qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2026, 21:39

Komuna e Prishtinës njoftoj se duke filluar nga sot e deri më 18 korrik (e shtunë) do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Rruga do të mbyllet për shkak të punimeve infrastrukturore.

“Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.

Komuna ka lutur qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit