“E vrau në portën e shtëpisë për xhelozi”: Publikohet fotoja e Bardhe Ziçit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.07.2026, 20:14

Një debat banal për motive xhelozie ka përfunduar në një tragjedi të rëndë familjare në Shkodër, ku një grua ka mbetur e vrarë me armë gjahu nga bashkëshorti i saj. Mediat kanë publikuar së fundmi foton e viktimës, Bardhe Ziçi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në pragun e shtëpisë së saj, pas një sulmi barbar nga i shoqi, Shtjefën Ziçi.

Gjithçka ka nisur brenda mureve të banesës, ku burri i ka kërkuar me ngulm bashkëshortes t'i jepte celularin, i shtyrë nga dyshimet dhe xhelozia e sëmurë. Pas një debati të ashpër mes çiftit, situata ka degjeneruar me shpejtësi. Shtjefën Ziçi ka hyrë rrëmbimthi brenda në shtëpi, ka marrë armën e gjahut dhe ka ndjekur gruan, duke e qëlluar për vdekje pikërisht te porta e oborrit, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Ndërsa autori i krimit tashmë ndodhet në duart e drejtësisë për këtë akt makabër, familjarët dhe të afërmit janë të mbytur në zi. Sipas njoftimeve, e ndjera Bardhe Ziçi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 12:00, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit