Pas 27 vitesh, vullnetarja e luftës në Kosovë kërkon vajzën e vogël që nuk e harroi kurrë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 10.07.2026, 17:46

Një mesazh prekës ka mbërritur në inbox-in e JOQ dhe shpresojmë që, me ndihmën tuaj, kjo histori të ketë fundin e bukur që meriton.

Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, Lulja ishte vullnetare në Shkup, ku ndihmonte familjet shqiptare të dëbuara nga lufta. Pikërisht aty ajo u njoh me një vajzë të vogël nga Prishtina, me emrin Argjenda.

Para se rrugët e tyre të ndaheshin, Argjenda i dhuroi Lules një kujtim të vogël, të cilin ajo e ka ruajtur me shumë dashuri për plot 27 vite. Sot, dëshira e saj është vetëm një: ta gjejë Argjendën dhe ta përqafojë edhe një herë.

Nga informacionet që ka, mbiemri i Argjendës mund të jetë Blakaj, por nuk është plotësisht i sigurt.

Nëse e njihni Argjendën nga Prishtina ose mendoni se mund të jetë personi që kërkohet, ju lutemi na shkruani ose shpërndajeni këtë postim. Ndoshta një shpërndarje është e mjaftueshme për të ribashkuar dy njerëz pas 27 vitesh. ❤

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit