“E njëjta farmaci, i njëjti ilaç, por çmimi i dyfishuar brenda 2 muajve”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.07.2026, 15:22

Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ Albania një rritje të ndjeshme të çmimit të të njëjtit ilaç, të blerë në të njëjtën farmaci me një diferencë kohore prej vetëm dy muajsh.

Sipas tij, në blerjen e parë ilaçi ka kushtuar 446 lekë, ndërsa pas dy muajsh i njëjti produkt është shitur me çmimin 806 lekë, një rritje prej afro 81%.

Qytetari shpreh shqetësimin për rritjen e menjëhershme të çmimeve të barnave dhe kërkon më shumë transparencë mbi arsyet e këtyre ndryshimeve.

"Përshëndetje JOQ! I njëjti ilaç, i blerë me një diferencë prej 2 muajsh. Pothuajse 100% rritje çmimi. Anonim, ju lutem. Të e njëjta farmaci i kam blerë; njërin e kam paguar 446 lekë, ndërsa tjetrin, pas 2 muajsh, 806 lekë," shkruan qytetari.

Rritja e çmimeve të barnave mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët, veçanërisht për ata që janë të detyruar t'i blejnë rregullisht. Diferenca të tilla të mëdha në një periudhë kaq të shkurtër ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e përcaktimit të çmimeve dhe nevojën për kontrolle më të forta nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që pacientët të mos përballen me kosto gjithnjë e më të papërballueshme për ilaçet e domosdoshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit