Pas fitores francezët përqafojnë lojtarët e Marokut

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.07.2026, 15:01

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit që vulosi kualifikimin e Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, në fushë u panë skena që treguan anën më të bukur të futbollit.

Lojtarët e "Les Bleus" iu afruan Achraf Hakimit dhe futbollistëve të Marokut për t'i përqafuar dhe ngushëlluar pas eliminimit, duke vlerësuar në këtë mënyrë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të "Luanëve të Atlasit" në turne.

Hakimi dhe shokët e tij e mbyllën aventurën në Botëror me kokën lart, pasi dhuruan paraqitje të shkëlqyera dhe u kthyen në një nga skuadrat më të pëlqyera të këtij edicioni. Pavarësisht zhgënjimit të eliminimit, marokenët morën respektin e kundërshtarëve dhe duartrokitjet e tifozëve.

Pamjet e përqafimeve mes futbollistëve francezë dhe atyre marokenë u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, duke treguar se, përtej rivalitetit të 90 minutave, futbolli mbetet mbi të gjitha një sport i respektit dhe fair-play-t.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit