Rihapet gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2026, 14:54

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur të rihapë gjykimin ndaj Halil, Kastriot e Kreshnik Mehemtaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, në vitin 2021.

Vendimi u bë i ditur në seancën ku ishte paraparë të shpallej aktgjykimi për këtë rast.

Rasti kishte ndodhur më 26 nëntor 2021, kur gjatë sulmit ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj. Një tjetër pasagjer kishte mbetur i plagosur.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që tre të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, duke vlerësuar se provat e administruara gjatë procesit gjyqësor vërtetojnë përgjegjësinë e tyre për kryerjen e veprës penale. Po ashtu, edhe pala e dëmtuar ka kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit