Hamza pas takimit: PDK në këtë mandat mbetet në opozitë, i dëshirojmë suksese Kurtit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2026, 14:43

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur pas takimit me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Hamza ka thënë se PDK do të qëndrojë në opozitë.

“Do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike brenda kuvendit, në interes të qytetarëve. Për të gjitha ato çështje me interes unë kam insistuar dhe premtuar se vota e PDK-së do jetë pro, duke përfshirë marrëveshje financiare, ndërkombëtare, që janë në interes të qytetarëve. PDK do a ketë rolin e vet konstruktiv si parti opozitare. Të gjitha partitë e tjera nuk mund ta zgjedhin presidentin pa LVV. LVV duhet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të tyre”, është shprehur Hamza.

“Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, me ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi, për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd. Bazuar në bisedat që kemi pas, normalisht korrekte, PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit, dhe partive tjera”, ka deklaruar Hamza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit