“Ç’a ke që shef? Jam burrë mysliman!”, 27-vjeçari ther me thikë vajzën në Milano

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.07.2026, 11:58

Një 27-vjeçar me origjinë algjeriane u arrestua pasi dyshohet se sulmoi me thikë një 23-vjeçare pranë stacionit të metrosë Duomo në Milano.

Sipas hetimeve paraprake, sulmi ndodhi në zonën e platformës së metrosë. I riu dyshohet se iu afrua vajzës, nisi një debat pasi pretendonte se ajo po e shikonte, më pas e goditi dhe e plagosi në fytyrë me një mjet prerës. Plaga, sipas raportimeve, shtrihej nga zona pranë gojës drejt qafës dhe mjekët po vlerësojnë nëse do të mbeten pasoja të përhershme.

I dyshuari u arrestua nga policia lokale e Milanos dhe ndaj tij rëndojnë akuza për shkaktim të dëmtimit të përhershëm të fytyrës, plagosje të rëndë dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se viktima u transportua në spital, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit