Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, përplasen dy automjete, të dy mjetet po lëviznin në drejtime të kundërta

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.07.2026, 23:03

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të Poçemit, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Ford" është përplasur me një automjet tjetër, ndërsa të dy mjetet po lëviznin në drejtime të kundërta. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në aksident.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në akset kombëtare, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit